Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”
Vihen në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit nga lista e mbyllur e PS-së, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Ndalimet dyshohet se është bërë me akuza për tjetërsimin e pronave në bregdet, gjatë aksionit të ndërmarrë këtë mëngjes në Durrës. Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’. Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet. ‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim...