Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përçarje në Hamas, kërkohet kohë dhe rishikim i planit të Trump
Pas prezantimit të planit amerikan për armëpushim nga presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, fraksionet kryesore palestineze po përpiqen të formulojnë një përgjigje të përbashkët. Megjithatë, kjo është një sfidë e madhe për shkak të përçarjeve të brendshme në dy grupet kryesore: Hamas, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Gaza dhe Fatah, që ka kontrollin në Bregun Perëndimor. Kryeministri i Katarit, sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka dhënë sinjalet e para se plani amerikan përmbush disa nga objektivat kryesore të ndërmjetësve ndërkombëtarë, duke përfshirë ndalimin e masakrave dhe zhvendosjeve masive të palestinezëve. Megjithatë, mbeten pika të diskutueshme, veçanërisht lidhur me afatet kohore dhe shkallën e tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza, si dhe përbërjen dhe natyrën e administratës së...