Skandal ndërtimesh në Mallakastër/ 7 zyrtarë të IMT dhe qytetarë përfundojnë në gjyq për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

Skandal ndërtimesh në Mallakastër/ 7 zyrtarë të IMT dhe qytetarë përfundojnë në gjyq për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim shtatë persona, mes tyre zyrtarë lokalë dhe efektivë policie në Bashkinë e Mallakastrës, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre. Hetimet zbuluan një skemë të mirëstrukturuar tolerimi, ku inspektorë të IMT-së dhe Ndihmës Specialistë të Policisë së Shtetit kanë mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje në zonë. Prokuroria konfirmon se do të vijojë ndjekjen penale të çdo rasti ku zyrtarët publikë abuzojnë me detyrën dhe lejojnë cënimin e territorit në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i prokurorisë:  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoinë gjyq shtatë zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim...