Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplasje e frikshme e dy avionëve, njërit prej tyre i këputet krahu
Dy aeroplanë pasagjerësh të Delta Airlines janë përplasur në aeroportin LaGuardia në New York City, në një aksident të tmerrshëm që ia këputi krahun njërit prej tyre. Avionët rajonalë CRJ-900, të operuar nga dega e Delta-s, Endeavor Air, po lëviznin me shpejtësi të ulët kur u përplasën me njëri-tjetrin rreth orës 21:56 të mërkurën. Vetëm një person në bord, një asistente fluturimi, u plagos në përplasjen e frikshme, pavarësisht pamjeve që tregonin se krahu i njërit prej avionit ishte thyer. Të 85 pasagjerët në të dy aeroplanët u detyruan të zbrisnin nga aeroplanët dhe të prisnin për t'u transferuar në fluturime të reja.