Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mbahet sot samiti i Komunitetit Politik Evropian, i pranishëm edhe Rama
Liderët e Europës DANIMARKË-Sot 47 liderë shtetesh e qeverish do të mblidhen në Danimarkë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Samiti do të fokusohet tek sfidat më të nxehta të momentit: mbështetja për Ukrainën, siguria evropiane dhe rrugët për ta bërë kontinentin më të fortë përballë krizave gjeopolitike. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. BE-ja do të përfaqësohet nga Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, i cili do të bashkëkryesojë takimin kryeministren daneze, Mette Frederiksen. Në orën 08:15, pritet të nisë mbërritja e liderëve, në 10:00 hapja e seancës plenare, në 11:30 është parashikuar fotoja familjare, ndërsa më pas do të mbahen tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe./ZËRI