Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Alimehmeti: Këshilltarët e PS në bashki u kërcënuan nga Rama, se “do vareni te pylli orbital”
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka zbardhur detaje nga takimi i Ramës me këshilltarët socialistë përpara se të firmosej shkarkimi i Veliajt. Alimehmeti tha se Rama i ka kërcënuar duke u thënë se do t’i varë te pemët e pyllit orbital. Demokrati tha se këshilltarët socialistë u tha se morën ultimatum për ta votuar patjetër shkarkimin e Veliajt. “A e dini që këshilltarët e PS u thirrën nga Edi Rama dhe janë kërcënuar. Ua them unë se çfarë ka ndodhur. I ka thënë: ‘atij (Veliajt) i thash që do varësh në një pemë, të gjithë ju do vareni te pemët e Pyllit Orbital’, ky është realiteti, u terrorizuan, ju do votoni se patjeter që të shkarkoni Veliajn. Nga Këshilltarët e PS e dimë ne...