Po shkonin drejt Gazës për të dërguar ndihma, flota ushtarake rrethon anijen humanitare të Greta Thunberg

Po shkonin drejt Gazës për të dërguar ndihma, flota ushtarake rrethon anijen humanitare të Greta Thunberg

20 anije ushtarake të paidentifikuara rrethuan anijen humanitare Global Sumud në të cilën ndodhet edhe aktivistja Greta Thunberg, e cila po lundron drejt Rripit të Gazës për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët. “Ata tashmë po vijnë për ne. Dhjetëra anije po na presin”, tha José Luis Ibote në një video të postuar në mediat sociale. Dy pasagjerë të tjerë, përfshirë Juan Bordera, deputet spanjoll i partisë Compromís, konfirmuan praninë e anijeve të paidentifikuara që po i afroheshin. Organizatorët e misionit njoftuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në anijet që marrin pjesë në mision. Izraeli i ka paralajmëruar vazhdimisht aktivistët që të mos afrohen pranë kufijve detar të Gazës. Të martën në mbrëmje, aktivistët raportuan se anijet luftarake izraelite po i afroheshin në mënyrë agresive...