U shkarkua për fshehje pasurie, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj

U shkarkua për fshehje pasurie, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj

Kolegji i pavarur i Apelimit kthen në detyrë prokurorin e Tiranës Milan Laskaj. Vendimi siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha u dha unanimisht nga KPA duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë të vettingut ( KPK). Prokurori Milan Laskaj i cili ka hetuar disa dosje të forta ndër vite dhe që rikthehet në sistem e ka nisur detyrën në drejtësi gjatë 2000 , duke shërbyer si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e kryeqytetit. Prokurori i Tiranës, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra më 27 mars 2024 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për fshehje të pasurisë. Top Channel