Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

Për ligjvënësin demokrat, Arian Ndoja, dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës pa pritur vendimmarrjen e Kushtetueses, tregon qartë ndikimin e madh të ekzekutivit ndaj institucionit të Presidentit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndoja thotë se kjo lëvizje e Begajt, nuk ka tregon gjë tjetër veçse, instalimin e diktaturës, ku priten ca hapa ligjore për ta formalizuar atë.

‘Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë’, përmbyll reagimin deputeti i PD.

Statusi

Të nderuar miq!

Ne qoftë se është i vërtet lajmi për dekretimin e datës: 09.11.2025 si datë e zgjedhjeve vendore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga Presidenti i Republikës, atëherë ju sjell në vëmendje nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

Pyetja që me lind natyrshëm, është:

“ A është në fuqi kjo dispozite e Kushtetutës? ”.

Nëse po, këto janë hapa pas në drejtim të organizimit dhe funksionimit të shtetit në nivel ekzekutiv qendror dhe lokal, në drejtim të zbatimit të ligjit që përben bazën e veprimtarisë së shtetit, mos respektim të parimit të shtetit të së drejtës, (duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë.