Dendësia e gjirit, faktor kyç për rrezikun dhe zbulimin e kancerit të gjirit – Çfarë duhet të dini

Dendësia e gjirit, faktor kyç për rrezikun dhe zbulimin e kancerit të gjirit – Çfarë duhet të dini

Studimet e fundit tregojnë se dendësia e gjirit është një faktor kyç si në rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit, ashtu edhe në procesin e zbulimit të hershëm. Gratë me gjinj të dendur kanë më shumë ind gjëndror dhe më pak yndyrë, gjë që jo vetëm rrit mundësinë për të zhvilluar kancer, por edhe e bën më të vështirë identifikimin e tumorit përmes mamografisë. Mjekët shpjegojnë se gjiri i dendur shfaqet më “i bardhë” në imazhet radiologjike, ashtu si edhe tumoret, çka mund ta fshehë praninë e tyre. Për këtë arsye, mamografia tradicionale nuk mjafton gjithmonë për zbulimin e hershëm te gratë me këtë tipar. Sipas ekspertëve, është thelbësore që pacientet me gjinj të dendur të ndjekin kontrolle shtesë si ekografia ose rezonanca magnetike,...