VIDEO/ Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

pamje nga sherri

DEVOLL- Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta (shkopa bejsbolli) një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Sipas burimeve paraprake, Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrut. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.
Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin paraidten e sotme. Më pas, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, ai ka shkuar sërish për t’u sqaruar. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë 39- vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit. Ata vrapojnë drejt automjetit të tij, teksa në dorë mbajnë shkopa bejsbolli. 

Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, apo dinamika e plotë e ngjarjes, ndërsa pritet të zbulohet më shumë nga dëshmia e të konfliktuarve. Personat e përfshirë në sherr janë shoqëruar në komisariatin e Devollit.