Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ish-kandidatja e PD: Lini mandatin e deputetit dhe futuni në garë për Tiranën
Ilirjana Kuçana, ish-kandidate për deputete të PD,, i bëri thirrje kupolës që të marrë përgjegjësi dhe të futet në garë për Bashkinë e Tiranës. “Unë kam konsideratë shumë të lartë për tre kandidatët e opozitës që janë përfolur për kryetar bashkie të Tiranës, por unë mendoj që në këtë garë, kur PD-ja ka nevojë për frymëmarrje, duhet të futet në garë një njeri politik dhe njeriu më i fortë politik në PD”, tha Kuçana. “Kjo është garë shumë e rëndësishme. Një nga përfaqësuesit e kupolës së PD-së duhet të futet në garë sepse politika është risk dhe duhet të tregojnë shembullin. Duhet të lënë mandatin e deputetit dhe të futen në garë, duke treguar se janë të gatshëm për betejë. Karrigia nuk është luks personal”,...