Me kë do të marrë pjesë në garë PD për bashkinë e Tiranës? Gazetari Roland Qafoku tha se dy mundësitë janë ose Gazment Bardhi ose Edlira Çepani. ”Edlira Çepani jo thjesht bashkëshortja e të ndjerit Gerti Bogdani, por ajo ka disa cilësi që e kapërcejnë thjesht të qenit e pjesë e shoqërisë civile. Dy mundësi janë: O gaz Bardhi o Edlira Çepani, ku do kërkojë PD? Të mos bëjmë sikur PD ka “Yjet e netëve të gjata”.
Sipas tij të gjithë kandidatët e PD-së për Tiranën në këto 35 vite që kanë humbur janë bërë figurat më të larta në parti. ”Të gjithë kandidatët e PD në Tiranë në PD në këto 35 vite kanë humbur, por janë bërë figurat më të larta të PD. Është nder edhe po të humbasësh”.
Qafoku zbuloi edhe bisedën me një zyrtar të PD-së. ”Më tha njëri; atë që bën Gazi në parlament nuk e bën dot njeri. Më fal i thashë ju paskeni marrë fund. Mirë Berishën, por edhe Bardhin? U ndërrua Enver Hoxha ju nuk ndërroni Gaz Bardhin”.
Gara për Tiranën, Qafoku zbulon bisedën me zyrtarin e PD: Të jetë Bardhi ose…
