Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skënderbeu U19 në raundin e dytë të Uefa Youth League, Presidenti Duka “duartroket”: Sukses i merituar
Skënderbeu U-19 ia doli që të kalojë në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas eleminoi Inter Escaldes. Këtë sukses e ka duartrokitur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili bëri një postim në rrjetet sociale. Postimi: 👏👏 Urime ekipit të Skënderbeu U-19 për kalimin e merituar në raundin e dytë të UEFA Youth League. Dy fitoret e bukura dhe me goleada ndaj bashkëmoshatarëve të Inter D’Escaldes treguan forcën dhe talentin tuaj. 🙌🏻 Ju pret një sfidë e vështirë kundër Aston Villa-s, por jemi me ju dhe do ju mbështesim gjithmonë. Suksese! 🇦🇱⚽️