Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dalin pamjet e sherrit me shkopa bejsbolli në Bilisht, shkak dyshohet pazaret e kontrabandës
Këto janë pamjet e sherrit masiv të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bilisht. Në video duket momenti kur personat, përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë, 39 vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit. Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut. Shkak i sherrit dyshohet se janë pazaret e kontrabandës. Tre persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të...