Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

Një banesë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019 dhe nga moti i keq i shtatorit të këtij viti, ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve në rrugën “Siri Kodra”, në lagjen nr. 3 të kryeqytetit. Në këtë banesë jeton e vetme një 72-vjeçare, ndërsa struktura e amortizuar e çatisë ka përbërë kërcënim të përditshëm edhe për kalimtarët. Sipas banorëve të zonës, situata është bërë e padurueshme pas stuhisë që goditi Tiranën në fillim të shtatorit, gjatë së cilës pjesë të çatisë kanë filluar të bien në rrugë. “Para disa ditësh ra një tullë, mund të na kishte zënë fëmijët,” thotë një banore. “Kemi bërë shumë ankesa, por askush nuk ka marrë masa.” Zonja Paqe Fishta, e cila jeton në godinën e dëmtuar, rrëfen me...