Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Idrizi takohet me Nokën
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me aleatët për zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Gjatë bisedës është shfaqur një mirëkuptim për të mbështetur një koalicion i cili do të përzgjedhë kandidatin e përbashkët opozitar për kryetar të Bashkisë Tiranë. Idrizi shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet e Partisë Demokratike për zgjerimin e koalicionit opozitar dhe harmonizimin e qëndrimeve për zgjedhjet e parakohshme. Gjatë ditëve të fundit, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë zhvilluar takime me përfaqësues të partive opozitare për të arritur konsensus për një emër të përbashkët që do të mbështetet në zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë.