Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, merret nën hetim djali i shefit të Krimeve në Përmet

Kërcënoi gazetarin për shkak të detyrës, merret nën hetim djali i shefit të Krimeve në Përmet

Boris Çenko-dhurim Çenko (shefi i krimeve ne permet) GJIROKASTËR- Boris Çenko 21-vjeç është vendosur nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar gazetarin Piro Nase, për shkak të detyrës. Mësohet se 21-vjeçari është djali shefit të Krimeve në Përmet, Dhurim Çenko. Boris ka kërcënuar gazetarin përmes një telefonate, pas raportimit që ky i fundit ka bërë për pezullimin nga detyra të Dhurim Çenkos. Njoftimi i policisë: Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi B. Ç., kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin B. Ç. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve...