Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

Plas sherri me thika e shkopa bejsbolli në Bilisht, plagosen 2 persona (EMRAT)

pamje nga sherri DEVOLL- Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta (shkopa bejsbolli) një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Sipas burimeve paraprake, Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrut. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa bëhet me dije se nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin. Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin paraidten e sotme. Më...