16-vjeçarja hidhet nga pallati, ndërron jetë

16-vjeçarja hidhet nga pallati, ndërron jetë

Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 20:16 Një 16-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë. Si pasojë e rënies, ajo ka humbur jetën në vend. Sipas autoriteteve, grupi hetimor është angazhuar menjëherë për të identifikuar viktimën. Në këtë moment, policia nuk ka mundur të konfirmojë ende shkaqet që mund të kenë sjellë këtë veprim, ndërkohë që hetuesit po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të mësuar më shumë detaje rreth kushteve që mund të kenë kontribuar në këtë tragjedi.