Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama poston pamjet: Ndaluni, është e kotë

Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, Rama poston pamjet: Ndaluni, është e kotë

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve. IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male. “Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë. ”Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë...