Dekreti për zgjedhjet në Tiranë, nënkryetari i PD: Presidenti në rolin e noterit politik, historia do e mbajë mend këtë ditë

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë, nënkryetari i PD: Presidenti në rolin e noterit politik, historia do e mbajë mend këtë ditë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me dekretimin e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. Sipas Gjekmarkaj, Presidenti Begaj sot ka vepruar si ‘noter i maxhorancës’. Sipas tij “Tirana meriton më shumë se sa një farsë të orkestruar nga pushteti që kërkon të mbijetojë mbi rrënojat e shtetit ligjor.” “Presidenti në rolin e noterit politik – Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit” Tirana ka parë shumë dekada të trishta, por dekretimi i sotëm për zgjedhje të pjesshme pa një bazë kushtetuese të qartë është një akt që nuk i shërben demokracisë, por interesave të një njeriu të vetëm – Kryeministrit ! Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i...