Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vajza 16-vjeçe hidhet nga pallati në Tiranë dhe ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, kur një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se ka vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Si pasojë e rënies, ajo ka humbur jetën në vend. Sipas autoriteteve, grupi hetimor është angazhuar menjëherë për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt tragjik.