Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

Kryeminstri i Sllovakisë do të mungojë në Samitin e Kopenhagenit për arsye shëndetësore

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, do të mungojë në Samitin e Kophenhagenit, për arsye shëndetësore. “Kryeministri kërkoi falje për mungesën e tij, e cila është për shkak të përkeqësimit të problemeve shëndetësore që lidhen me atentatin”, theksohet në deklaratë. Fico u qëllua katër herë në bark përgjatë një atentati që ju bë në vitin 2024 dhe iu desh të operohej pasi qëndroi në spital për ditë të tëra në gjendje kritike. Ai u rikthye në detyrë disa muaj pas atentatit. Mediat sllovake raportuan se Fico mori pjesë në një takim qeveritar në mëngjes. Fico ka anuluar paraqitjet e tjera në muajt e fundit. Udhëheqësit e BE-së, që do të takohen në Kopenhagen, pritet të diskutojnë propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera...