Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbyllja e qeverisë në SHBA, zv.presidenti: Ky kaos është shkaktuar nga e majta radikale e demokratëve
Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 17:26 Zv/presidenti i Amerikës, JD Vance fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë në një intervistë për ”Fox News”, e cila shënoi deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i mbylljes në mesnatë. ”Nuk e merrni qeverinë peng sepse doni të angazhoheni në negociata për kostot e kujdesit shëndetësor. Le ta bëjmë këtë negociatë, por le ta bëjmë në kontekstin e hapjes së qeverisë dhe sigurimit që këto shërbime thelbësore t’u ofrohen popullit amerikan”, tha Vance. Ai kritikoi atë që e quajti “fraksioni i ekstremit të majtë” të Partisë Demokratike, duke pretenduar se ata iniciuan mbylljen për shkak të kërkesave të paplotësuara.