Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

Reperi Buta mbetet në qeli, Gjiko: Të lirohet nga burgu

Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:13 Reperi i njohur, Gjiko i ka dalë në krah mikut dhe kolegut të tij Buta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka shpërndarë një mesazh të shkurtër, por domethënës ku shkruan: “Të lirohet Buta”. Buta u paraqit këtë të mërkurë para Gjykatës themelore ne Ferizaj, ku edhe po përballet me akuza për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Reperi nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se ka përgjegjësi të mëdha familjare. “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare...