“Ushtari” Begaj, sqaron pse firmosi dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit

“Ushtari” Begaj, sqaron pse firmosi dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit

Pas dekretimit te datës së zgjedhjeve të pjesshme për  6 bashkitë pa kryetar, mes të cilave edhe për Bashkinë Tiranë, kur ish -kryetari Veliaj ka derguar në Gjykatën Kushteteuse shkarkimin e tij me pretendimin se eshte shkrelur ligji, Presidenti  Begaj përpiqet të sqarojë vendimin e marrë duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese “nuk ka punë” me këtë rast. Kjo punë i takon Gjykatës Administrative. Shkarkimi i një kryebashkiaku me vendim qeverie, ndërkohë që ai e kundërshton në Kushtetuese? Nuk eshte problem. Qeveria thotë se vendimi është ligjor, Këshilli Bashkiak jep konfirmimin, dhe Presidenti firmos. Pra, kemi një procedurë që e nis ekzekutivi, e mbështet legjislativi lokal, dhe e vulos kreu formal i shtetit. Demokraci funksionale, siç do thoshte çdo manual ironik i së drejtës kushtetuese....