Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Begaj hedh firmën, zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë dhe pesë bashki të tjera në 9 nëntor
Presidenti Bajram Begaj ka hedhur sot firmën mbi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 9 nëntor në Tiranë dhe pesë bashki të tjera. Vakanca në këto bashki është krijuar për shkak se tre kryebashkiakë në Berat, Mat, dhe Tepelenë kanë marrë mandatin e deputetit, kryebashkiaku i Vlorës ka dhënë dorëheqjen, ai i Cërrikut është emëruar ministër, ndërsa i Tiranës, është shkarkuar nga detyra për shkak se nuk është paraqitur në punë për më shumë se 90 ditë. Në një njoftim të Presidencës thuhet se “Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave,...