Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon PD: Asnjë surprizë nga Begaj, presidenti është komanduar nga qeveria
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me dekretimin e datës për zgjedhjet e pjesshme. Në emër të grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Begaj ka shkelur rëndë Kushtetutën. “Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës. Zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton...