Denis Ruçi, zhvarrimi shtyhet për javën e ardhshme – babai në ditën e 17-të të grevës së urisë

Denis Ruçi, zhvarrimi shtyhet për javën e ardhshme – babai në ditën e 17-të të grevës së urisë

Një kërkesë për shtyrjen e zhvarrimit të djalit të Pano Ruçi (Routsis), Denisit 22-vjeçar, u paraqit sot nga avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou. Konkretisht, megjithëse është dhënë urdhri për zhvarrimin nga ana e Gjykatës së Larisës në Greqi, proces të cilin mjeku ligjor e kishte planifikuar për  të premten, sipas informacioneve, ka pasur një kërkesë nga Zoe Konstantopoulou për të shtyrë zhvarrimin, me qëllim emërimin e një konsulenti teknik. Kërkesa u pranua nga prokuroria dhe zhvarrimi u caktua për javën e ardhshme. Pano Ruçi është në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar zhvarrimin e trupit të djalit të tij – viktimë e tragjedisë së Tempit – me qëllim kryerjen e analizave toksikologjike mbi të dhe sqarimin e shkaqeve të vdekjes së Denis...