foto ilustrim: edi rama-shkollat
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkollat publike, për të mbrojtur nxënësit nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë. Për këtë, do të jetë suport edhe Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake duke monitoruar hapësirat brenda perimetrit të shkollave.
Postimi i plotë:
“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme”.
