Incidenti në Mynih/ Burri 57-vjeçar vrau babanë dhe kreu vetëvrasje për shkak të trashëgimisë

Incidenti në Mynih/ Burri 57-vjeçar vrau babanë dhe kreu vetëvrasje për shkak të trashëgimisë

Rasti i shpërthimeve që ndodhën herët këtë mëngjes në Mynih po merr një kthesë të re , me incidentin që lidhet drejtpërdrejt me një tragjedi familjare. Sipas BILD, autori i krimit është një burrë 57-vjeçar i cili i vuri flakën shtëpisë së prindërve të tij, qëlloi dhe vrau babanë e tij 90-vjeçar dhe plagosi nënën dhe vajzën e tij 21-vjeçare në orët e para të mëngjesit në periferi të Mynihut verior. Pas aktit të shëmtuar, autori dyshohet se i dha fund jetës së tij në liqenin Lerchenau. Nëna dhe vajza e tij u dërguan në spital. Motivi i krimit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për çështje trashëgimie. Fqinjët e familjes i dorëzuan policisë një letër, e cila tregon qartë një mosmarrëveshje në rritje për...