Presidenti Begaj dekreton zgjedhjet e pjesshme në Tiranë në 9 Nëntor: Nuk ka pezullim nga Gjykata Administrative

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të dielën e 9 nëntorit si ditën kur do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën.

Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar edhe pozitën ligjore lidhur me zgjedhjet në kryeqytet, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese.
Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.
Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më tej Begaj thotë se nga periudha kur ka dalë vendimi i qeverisë për shkarkimin e Veliajt deri tani nuk ka pasur ankim në Gjykatën Administrative dhe as vendim për pezullimin e këtij vendimi.
“Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme”, vijon më tej Presidenti.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën përzhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë,Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli iMinistrave në datën 30 shtator 2025.Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak tëdorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuarpër shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, paspropozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicësdhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjevetë parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron sepër vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës sëndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues tëkëshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të njëprocesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli BashkiakTiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën eçështjes.Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tekkuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rëndatë Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotëse për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtëne ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rëndatë Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim nëGjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë përshkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formëssë prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatëspër mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçseankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohetvetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenënë dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nukështë regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendimpezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen ezgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që atotë realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenëdhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhenë respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyrebashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.
Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.
Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.
Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.
Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese),  pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.
Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.
Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Top Channel