Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aktori Gary Oldman merr çmimin kalorës nga Princi William
Aktori fitues i çmimeve Oscar dhe BAFTA, Gary Oldman, u dekorua me çmimin kalorës për kontributin e tij të gjatë dhe të larmishëm në film dhe teatër. Ceremonia zyrtare u zhvillua në Kështjellën Windsor, si pjesë e Nderimeve të Ditëlindjes së Mbretit, ku Gary Oldman u nderua personalisht nga Princi William. Pas çmimit, aktori i famshëm u shpreh “shumë i prekur” dhe theksoi veçantinë e këtij dallimi: Ishte prekëse. Shumë prekëse. Folëm për një minutë, por mezi e gjeta zërin tim. Ndihem shumë i nderuar, i respektuar. Është ndryshe nga çdo gjë tjetër. Është një ngjarje unike. Mendova se Oscar ishte diçka e madhe. Pa dashur ta nënvlerësoj Akademinë, por kjo zbehet në krahasim me këtë nder. Ishte vërtet e mrekullueshme”. Thank you, Sir Gary...