‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e Posaçme urdhëron hetimin penal të Kryeministrit Edi Rama, Veliaj e të tjerëve

‘5 Maji’ përballë drejtësisë: Gjykata e Posaçme urdhëron hetimin penal të Kryeministrit Edi Rama, Veliaj e të tjerëve

Nga Elton Qyno/ Një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më të bujshme në drejtësinë shqiptare është shënuar së fundmi, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shpronësimet masive të kryera në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë. Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur, sipas kallëzimit penal të depozituar nga qytetari Ledion Mziu, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të...