Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përfshihet nga flakët autobusi në Kukës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një autobus është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Kukësit, pasi u përfshi nga flakët. Policia bën me dije se mjeti ishte në pronësi të një 62-vjeçari nga Tirana. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga hedhja e një sasie benzine në automjet. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.