Tre pesticide të ndaluara në speca, Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën e radhës nga Shqipëria

Tre pesticide të ndaluara në speca, Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën e radhës nga Shqipëria

Sistemi RASFF i Komisionit Evropian, ka njoftuar për një ngarkesë tjetër të konstatuar me probleme në Kroaci e të kthyer në vendin e origjinës, Shqipëri, në datën 29 shtator. Bahet fjalë për një ngarkesë me speca të djegës, e cila është ndaluar e analizuar në Kroaci. Sipas njoftimit të Sistemit të Alarmit të Shpejtë për Produktet Ushqimore, në ngarkesën në fjalë kanë rezuluar tre pesdicide të ndaluara dhe konkretisht, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Sasia e specave nuk është asgjësuar nga autoritetet e Kroacisë, por është kthyer në Shqipëri me regjimin e lejimit të udhëtimit “nën vula doganore”. Sasia është e nisur nga Divjaka, nga një eksportues i asaj zone. Flonicamidi është një insekticid sistemik, që synon kryesisht insektet thithëse si afidet, mizat e bardha...