Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

Shtyhet seanca ndaj deputetit Bardh Spahia, ja arsyeja

Shtyhet në datë 20 tetor ora 14.30 seanca për deputetin e Partisë Demokratike Bardh Spahia. Këtë të mërkurë ishte parashikuar të zhvillohej seanca në ngarkim të tij ne Gjykatën e Posaccme, ku pritej të pyetej Bardh Spahia, por ky i fundit paraqiti kërkesë për shtyrje të seancës, me argumentin se ka thyer këmbën dhe se e kishte të pamundur të paraqitej. Avokati mbrojtës i tij u shpreh se Bardh Spahia ka thyer këmbën një muaj më parë dhe mjeku i ka rekomanduar që të mos lëvizë shumë. Për këtë arsye, gjyqtarja Rudina Palloj shtyu seancën në një tjetër datë.