Qesharake dhe tallje e cilësojnë pensionistët e Shkodrës rritjen e fundit të pensioneve. Sipas tyre pensionet janë të ulëta dhe nuk dalin jo vetëm për ushqime dhe për të mbyllur muajin për shpenzimet e tjera, por as për ilaçet që ata marrin.
Syri TV
Madje dhe rritjen e fundit e cilësojnë si një tallje nga qeveria. Pensionistët e tregojnë edhe me detaje se çfarë mund të blejnë me 300 apo 400 lekë të rinj, me çmimet që janë rritur shumë.
Mosha e tretë është një kategori e lënë në harresë nga qeveria, pasi pensionet e ulëta kanë vështirësuar jetesën e tyre, madje janë fëmijët që jetojnë jashtë Shqipërisë por jo vetëm që i mbajnë pensionistët, të cilët janë detyruar për shkak të emigracionit të qëndrojnë vetëm në shtëpi.
