Ndodh sërish! Shqipëria eksporton 8 mijë kg speca djegës me pesticide, Kroacia i bllokon

FOTO ILUSTRUESE

DIVJAKË-Një tjetër ngarkesë drejt Kroacisë është ndalur në kufi. Sasia prej 8 mijë kg speca nga Divjaka janë bllokuar këtë të mërkurë nga autoritetet e Kroacisë. Ngarkesa ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara, konkretisht, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve.
Në prill të viti të kaluar Kroacia ndaloi specat e kuq. Sistemi i alarmeve të shpejta të BE-së konstatoi përmbajtje shumë të lartë pesticidesh në produkt të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Ndërkohë kujtojmë se një sasi prej 5.562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, u refuzuar sërish në Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë për shkak të nivelit të lartë të nikelit, përtej normave të lejuara nga BE.

Konkretisht, në Bosnjë u gjetën nivele të rritura të klorpirifos, një pesticid që mund të shkaktojë dëm për shëndetin e njeriut. Ekspertët boshnjakë paralajmëruan kundër konsumimit të pjeshkave nga dërgesa, pasi ato janë tashmë në treg./ZËRI