E rëndë në Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital

E rëndë në Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 2-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka rënë në një enë me ujë të nxehtë. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg”. “Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel