No Image Available

Jep dorëheqjen shefja e kabinetit e Ramës, ja kush e zëvendëson

Shefja e kabinetit e kryeministrit, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen nga detyra që e mbante që prej ditës së parë kur Edi Rama mori detyrën e kreut të qeverisë. Bizhga ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ramës, duke e mbajtur këtë detyrë edhe në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën kohë mësohet se vendin e saj do ta zërë Vilma Premti, e cila deri pak javë më parë ishte shefe e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Për një periudhë të shkurtër kohe, Premti ka qenë edhe drejtoreshë e kabinetit e Elisa Spiropalit kur mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Top Channel