Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Donald Trump: “Qytetet amerikane do të kthehen në kampe stërvitjeje për ushtrinë”
Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 12:37 Në një fjalim të pazakontë të mbajtur në Virxhinia, përpara qindra udhëheqësve ushtarakë të mbledhur nga bazat amerikane në mbarë botën, Donald Trump e përshkroi gjendjen aktuale në SHBA si një “luftë të brendshme”. Ish-presidenti i quajti “trazirat civile” një “armik të brendshëm”, duke theksuar se qytetet amerikane do të shërbejnë si “kampe stërvitjeje” për ushtrinë. Ky deklarim vjen pas vendimit të tij për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në Uashington DC, Los Angeles dhe Portland, me justifikimin e rritjes së krimit dhe mbështetjes së zbatimit të ligjit, veçanërisht në çështjet e emigracionit. Trump sulmoi sërish qytetet e drejtuara nga demokratët, duke përmendur San Franciskon, Çikagon, Nju Jorkun dhe Los Angelesin, ndërsa paralajmëroi se politika e tij...