Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            Kapen sërish perime me pesticide/ Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës
                            Një sasi prej 8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar këtë të mërkurë nga autoritetet e Kroacisë. Kjo sasi speci është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara. Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci. Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   