“Duhet të dorëzohemi me dinjitet para këtij fakti”, Rama batuta me studentët djem të Politeknikut: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i vyer

“Duhet të dorëzohemi me dinjitet para këtij fakti”, Rama batuta me studentët djem të Politeknikut: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i vyer

Këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Kjo marrëveshje mundëson mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës. Kreu i qeverisë u bëri thirrje studenteve që të përfshihen në këtë program, teksa me humor tha se djemtë nuk duhet të dekurajohen, por duhet ta “pranojnë se vajzat dhe gratë janë më të afta”, dhe të jenë në nivelin e duhur për të qenë në krahun e tyre si bashkudhëtarë. “Uroj që studentet që do të përfshihen në këtë program, që...