Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

Tetori rozë/ Deputetja Bylykbashi, thirrje grave e vajzave: Kujdesuni për shëndetin tuaj, jeni forca e familjes

Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 09:29 Tetori rozë është muaji që na kujton të gjithëve rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit. Është një thirrje për çdo grua e vajzë që, mes përditshmërisë dhe angazhimeve të pafundme, të gjejë kohë për shëndetin e saj. Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, iu drejtua nënave dhe vajzave me një mesazh të fortë sensibilizues.“Kujdesu sot për shëndetin tënd, që nesër të jesh forca e familjes tënde! ” Ajo theksoi se gjatë gjithë muajit tetor, të gjitha gratë mund të kryejnë falas ekzaminimin me mamografi në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale.Fushata e Tetorit Rozë nuk është thjesht një simbol. Ajo është një kujtesë e përditshme se shëndeti është dhurata më e çmuar dhe...