Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Muharrem Çakaj, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, ai tha se nuk mund të quhet sukses një proces i tillë, që në çdo aspekt nga administrimi deri te barazia mes palëve, ka dështuar të përmbushë standardet minimale të një gare të ndershme. Ai i cilëson këto si zgjedhjet më të këqija që nga fillimi i demokracisë në Shqipëri, duke ngritur gjithashtu alarmin për mënyrën e trajtimit të votës nga jashtë dhe ndikimin e shumicës në vendimmarrjet kyçe të KQZ-së.
MUHARREM ÇAKAJ: Të quash sukses këto zgjedhje, nuk e di…duhet ose të mos njohës realitetin, ose më rëndë akoma, të besosh këtë realitet të shtrembër ku ne jetojmë. Në këndvështrimin tim, këto ishin zgjedhjet më të këqija në 35 vite të dekomkracisë shqiptare. Jo vetëm në aspektin e administrimit, por në të gjithë komponentët e saj. Administrimi i procesit zgjedhor, si rregull..patjetër që institucioni për të administruar procesin zgjedhor e nis punën shumë më përpara. Por si rregull, e starton punën nga momenti i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e 11 Majit 2025, ne kishim edhe një risi si pasojë e ndryshimeve në Kosin Zgjedhor dhe implementimin për herë të parë të votës nga jashtë. Nisur nga kjo përgjegjësi që na impononte Kodi Zgjedhor, së bashku me kolegen tjetër…ne jemi kandidatë që janë propozuar nga opozita në Komisionin rregullator dhe jo pa qëllim në nenin 20 të Kodit zgjedhor, parashikohet që shumica e vendimeve merren 4/1. Kuptohet që ne kemi një votë bllokuese nëse standardi zgjedhor në gjykimin dhe vlerësimin tonë do të ishte në atë nivel që do të trajtonte në mënyrë të barabartë të gjithë palët. Pala e cila është më vurnerabël ndaj shkeljeve zgjedhore, është opozita.
