Mbyllet qeveria federale në SHBA, çfarë do të thotë kjo?

Mbyllet qeveria federale në SHBA, çfarë do të thotë kjo?

Bota E Mërkurë, 1 Tetor 2025 09:16 Qeveria federale amerikane është zyrtarisht e mbyllur që nga mesnata e së mërkurës, pasi Kongresi nuk arriti të miratojë një marrëveshje për financimin e departamenteve dhe agjencive shtetërore. Kriza erdhi pas mosmarrëveshjeve të forta mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratët refuzuan të mbështesin planin e shumicës republikane, që kontrollon si Senatin ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke kërkuar lëshime të rëndësishme në politikat e kujdesit shëndetësor. GOP hodhi poshtë këto kërkesa, duke bllokuar çdo kompromis në momentet e fundit. Ky është mbyllja e parë e qeverisë amerikane që nga dhjetori 2018, kur kriza e financimit zgjati 35 ditë gjatë mandatit të parë të Donald Trump. Situata e tanishme vjen në një kohë kur demokratët ndodhen në pakicë në të...