Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kaos në SHBA/ Qeveria amerikane bllokohet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve, shkak dështimi i marrëveshjes mbi financimin në Kongres
Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh. Shkaku është dështimi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e qeverisë në Kongres, përballë përplasjeve të forta mes republikanëve të udhëhequr nga Donald Trump dhe opozitës demokrate. Mbyllja administrative përfshin pezullimin ose ngadalësimin e një sërë shërbimesh publike, ndërsa miliona punonjës federalë përballen me pasiguri mbi të ardhmen e tyre të afërt. Senati amerikan rrëzoi fillimisht një propozim të paraqitur nga demokratët, e më pas refuzoi edhe projektligjin e përkohshëm të miratuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili parashikonte financimin e përkohshëm të administratës deri më 21 nëntor. Presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo mbyllje, e nxitur...