Netanyahu pranoi propozimin për paqe/ Lufta në Gaza vijon, 59 viktima nga sulmet e fundit izraelite me dron

Netanyahu pranoi propozimin për paqe/ Lufta në Gaza vijon, 59 viktima nga sulmet e fundit izraelite me dron

Të paktën 59 palestinezë humbën jetën sot gjatë sulmeve izraelite në gjithë Rripin e Gazës, raportoi Al Jazeera. 20 prej tyre u qëlluan teksa kërkonin ndihmë në zonat jugore dhe qendrore të enklavës së rrethuar. Në Deir el-Balah, në Gazën qendrore, një sulm me dron izraelit vrau të paktën gjashtë persona, ndër ta një fëmijë dhe një gazetar, sipas burimeve spitalore në Spitalin e Martirëve të Al-Aksës. Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e tij të 725-të. Një ditë pas takimit me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se kishte pranuar një propozim amerikan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por theksoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një shteti...